Drejtoresha e Komunikimit të foltores së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo ka promovuar “Foltoren” edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ajo ka ndarë disa foto ku shihet krah aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Ato në SHBA kanë zhvilluar një takim me disa shqiptarë që jetojnë në SHBA, teksa shkruan se ata e mbështesin “Foltoren” dhe se një e tillë foto të zhvillohet dhe në East Coast.
“Nje mbremje e mrekullueshme mbreme mes shqiptareve te Amerikes ne New York! Foltorja ka nje mbeshtetje te jashtezakonshme ketu e te gjithe duan te kontribuojne e te jene pjese e revolucionit qe na pret. Se shpejti do te kemi nje Foltore edhe me Shqiptaret e East Coast! #foltorja #11dhjetor2021” shkruan ajo në postimin e saj. Nuk dimë sesi mund të zhvillohet kjo “Foltore” në SHBA, pasi ish kryeministrin Sali Berisha është shpallur “non grata” së bashku me familjen e tij.