(VIDEO) ‘Eja se na kanë qëlluar, ka të vrarë’/Xhaxhai i nxënësit që humbi jetën nga sulmi në autobus në Kosovë rrëfen bisedën e fundit të nipit

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, një prej nxënësve që humbi jetën nga sulmi me armë në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, rrëfen se si e mori vesh lajmin e kobshëm.

Ai tha se ka qenë babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë “hajde shpejt se na kanë gjut ka viktima”.

I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë.’ rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minura para se të ndodhte sulmi në autobus.

“Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha “bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën.” – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën./BW

Vinkmag ad

Read Previous

Zbulohet plani amerikan në Ballkan/SHBA do ‘eliminojë’ politikanin e shpallur ‘nongrata’, po pengon vendin

Read Next

Floriana Garo e Berishës promovon “foltoren” me shqiptarët në SHBA: Së shpejti do e organizojmë dhe këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular