Nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike i janë bashkuar dhe dy emra të tjerë të qytetit të Tropojës. Ish-lideri historik i PD-së u shoqërua sot nga deputeti demokrat Isuf Çela dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj në një takim miqësor të Berishës me simpatizantë dhe militantë demokratë të kësaj zone.
Më herët Berisha u ndal në Has për të biseduar me mbështetës të nismës së tij për të shkarkuar kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit.
Ndalesa e “Foltores” së Sali Berishës është sot në Tropojë, vendlindjen e tij.