Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur nga Tirana me një video ish-kryeministrit Berisha i cili po mban në këto momente foltoren në Tropojë.
Basha e ka hedhur videon në Facebook në të njëjtën kohë me foltoren e Berishës në Tropojë.
Në videon e tij Basha thekson se PD është një parti dhe do të ketë vetëm një Kuvend e ai do të mbahet në 18 dhjetor.