FOTO/Edi Rama ulet në gjunjë dhe lutet: Kujtoj me dhimbje se si…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një sërë fotosh duke kujtuar 2 vjetorin e tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Ai është ulur në gjunjë dhe shkruan se ajo ishte një tragjedi që sprovoi shqiptarët por tashmë ne jemi ngritur më të fortë, ndërsa kujton me dhimbje familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur.

Edi Raama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Shpallja non grata e Berishës/Shpërthen Basha: O idiot, si ç’punë kam unë me Amerikën?

Read Next

2 vite nga tragjedia e 26 nëntorit! Si humbën jetën nën rrënoja 51 persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular