Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka reaguar pas situatës së krijuar në seancën e sotme plenare, ku në një moment kryeministri Edi Rama shihet teksa shtyn me duar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, e cila replikoi nga vendi kundrejt Bashës.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane dënin sjelljen e Ramës, ndërsa shkruan se “gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti, është e papranueshme”. Sipas saj udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.
“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Yuri Kim.