Ish-kryeministri Berisha ka bërë të ditur se do të ‘mbajë’ në Shtetet e Bashkuara një nga foltoret e tij. Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook, Berisha shkruan se në datën 5 dhjetor do të mbahet foltorja në SHBA.
Ai ka ftuar të gjithë demokratët që jetojnë në SHBA që t’i bashkohen foltores. Megjithatë ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të jetë fizikisht atje apo do ta zhvillojë foltoren përmes internetit.