VIDEO/Milaim Zeka: Edi Rama ia futi Albin Kurtit, se është dashnori i tij

 ‘Librit’ të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës iu shtuan edhe 13 marrëveshje të tjera me takimin e sotëm të dy qeverive në Elbasan.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për të bërë fluid kufirin, por ajo që ra në sy ishte dhe një qëndrim më i ngrohtë i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Analisti nga Kosova Milaim Zeka , duke komentuar sjelljen e Kurtit tha në Top Talk se ai është një hipokrit i dashuruar me Edi Ramën.

Zeka: Për mua lajmi sot ishte dashuria e Kurtit ndaj Ramës, aq e thellë kjo dashuri sa mendova se Ramës do i binte të fiket nga kjo shprehje e dashurisë, kur i tha i dashuri Edi. Po unë e kam thënë se Kurti është abuzuesi i konferencës, lojtar ndjenjash i shqiptarëve, se fjalori i tij thuajse poshtërues ndaj Isa Mustafës deri në akuza për pro jugosllav ka qenë i tmerrshëm , por në momentin që u arrit koalicioni ky i tha i dashuri profesor, të njëjtën lojë e bëri sot me Ramën.

Dyrnjaja: A mendon se fituesi në këtë lojë është Edi Rama e cili ka arritur të manipulojë edhe Albin Kurtin?

Zeka: Ishte një futje e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit , i cili sot publikisht u gjunjëzua para Edi Ramës dhe dëshmoi atë që kam thënë që Edi Rama për Albin Kurtin është një buldozer i politikës së jashtme në arenën ndërkombëtare dhe avash avash Edi Rama në Open Balkan do të përfshijë edhe Malin e Zi , Kosovën e Albin Kurtin dhe Bosnje Herzegonivinën.

Vinkmag ad

Read Previous

(FOTO) U shpall ‘nongrata’ nga SHBA/Befason Berisha: Më 5 dhjetor do ‘mbaj’ Foltoren në Amerikë

Read Next

Mund të ketë sulme terroriste më 30 nëntor? Reagon policia e Kosovës: Ja si qëndron e vërteta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular