Personi që shihni në foto është 27-vjeçari që humbi jetën, mesditën e sotme si pasojë e shpërthimit të tritolit në makinë.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e kësaj të shtune ku i riu po lëvizte me makinën tip golf.
Burimet bëjnë me dije se 27-vjeçari Sadikaj ishte dënuar më parë për vjedhje, për një ngjarje të ndodhur 9 prill 2011 ku së bashku me inicialet, R.P dyshohet se kishin vjedhur një sasi kabulli të Albtelecom.
Gjithashtu 27-vjeçari ishte proceduar edhe për një tentativë vrasjes, çka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.