Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale tronditi Tiranën këtë të shtunë të 11 qershorit, ku një i ri. 27-vjeç humbi jetën pas shpërthimit me lëndë eksplozive të automjetit me të cilin ai udhëtonte. Viktima është shtetasi Aleksandër Sadikaj.
Shpërthimi i automjetit në ecje e sipër u regjistrua në rrugën Sauk-Teg.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë edhe ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në informacionin paraprak, policia tha se “më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.