Frika nga Berisha/Lulzim Basha bën lëvizjen e befasishme në Partinë Demokratike

Kryedemokrati Basha ka kryer një lëvizje të befasishme në Partinë Demokratike kur tashmë ka përballë Sali Berishën i cili ka bërë të ditur se do të mbledhë Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor. Për t’i paraprirë Kuvendit Basha ka urdhëruar që Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) të nisë nga kjo e premte procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat.

Kreu i PD, Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj

* Hergert Alimerko

* Dario Sejdini

* Enkelejda Rica

* Juela Hamati

* Anita Doçi

Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor të PD.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.

Vinkmag ad

Read Previous

SPAK sekuestron pasuritë e nipit të deputetit të PS-së/I bllokohen dy makina luksoze, njësi tregtare, apartamente dhe ora Rolex…

Read Next

Kërkimet për biznesmenin e zhdukur, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular