VIDEO/Frrok Çupi: Kjo është data kur arrestohet Sali Berisha, nuk do arrijë as të…

Analisti i njohur Frrok Çupi ka lëshuar “bombën’ në emisionin Breaking në Top News, duke deklaruar se Sali Berisha do të arrestohet nga prokuroria e posaçme, SPAK.

Sipas Çupit, ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohet përpara mbajtjes së Kuvendit të shpallur prej tij më 11 dhjetor.

“Mendoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, i arrestuar nga SPAK. Do të ndodhë sigurisht Kuvendi i 11 dhjetorit nëse Berisha nuk është i fituar në SPAK. Do të ndodhë që të bëjë një tortë të madhe sic e ka zakon. Unë flas jo pa informacion. Nëse do të ndodhë që Berisha do të mbledhë ata njerëzit, sigurisht ai do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do ti thojë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën, shihni ligjin e pronave, u lanë në mes të rrugës intelektualët, shihni të ish-të përndjekurit”, tha Çupi.

Më tej ai shtoi se “Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre..”

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Berisha ‘plas bombën’ nga Tropoja: Ja çfarë lëvizjesh të pista po bën Basha që të shpëtojë lëkurën e tij

Read Next

VIDEO/Berishës i këndojnë këngë në Tropojë: ‘Oh moj Serbi e; O murin ta prisha; O se mu m’thon e; O Sali Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular