Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga foltorja e Tropojës se kryedemokrati Basha është duke mbledhur firma duke ofruar në këmbim poste për nën kabinetin e kryeministrit Rama.
Në fjalën e tij gjatë “Foltores” në Tropojë, Berisha është shprehur se nisma e Bashës ka dy ditë që po zhvillohet, e se kryetari i PD-së po ndihmohet nga të besuarit e tij.
“Pengkryetari që na çoi nga dështimi në dështim. Dy ditët e fundit me një grusht vasalësh, tendermenësh etj po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste, drejtorash e zv.ministrash në kabinetin e Edi Ramës. I themi futni në qeveri si tradhëtarë, po do t’ju përmbysim së bashku me ta,”-tha ai.
