“Gabim i madh!”, Sali Berisha i vë kushte Enkelejd Alibeajt: Vetëm nëse e bën këtë mund të qëndrosh nënkryetar i PD-së

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debat” ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj mund të ushtrojë detyrën vetëm nëse nuk ndjek porositë e Bashës.

Sali Berisha: Së pari Alibeaj e gjithë kryesia e Partisë Demokratike dhe ish-kryetari janë shkarkuar, për motive jo të njëjta por nga Kuvendi i 11 dhjetorit, kuvend i legjitimuar dhe i pranuar universalisht dhe ligjërisht. Në këtë kontekst është qesharake të mendosh se mund të pranohet kryetar i PD-së një ish-nënkryetar i shkarkuar nga 4900 delegatë të kuvendit të 11. Unë e kam deklaruar, është kryetar i grupit, por këtu ka një çështje, grupi ka një kryesi dhe natyrisht është kryesia dhe jo kryetari, kryesia e grupit përcakton axhendën dhe të orientojë grupin, në rast se ky rregull respektohet jemi të prirur të vazhdojmë punën, statuti i PD-së kërkon që kryetari i grupit të jetë nënkryetar i partisë.

Alibeaj ka të drejtë të kandidojë dhe nëse e votojnë ka të gjitha mundësitë të vazhdojë detyrën që ka, në rast të kundërt….Ai mund të qëndrojë me kushtin që të mos ketë vendimet individuale, nëse nuk ndjek porositë e Bashës. Nëse i ndjek, është i destinuar të dështojë, gabim i madh.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Berisha: Unë iu dal si lugati në ëndërr socialistëve dhe Edi Ramës, i kam mundur do t’i mund sërish me rikthimin tim të tretë

Read Next

A u pajtua Rama me ish- kryeministrin e Kosovës? Haradinaj zbardh detajet e bisedës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular