Gabim i shoferit ose parregullsi e papritur teknike e autobusit janë shkaqet e mundshme të aksidentit në të cilin humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë janë lënduar, tha drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov.
Autobusi po kthehej nga një udhëtim në Turqi. Deri më tani dyshohet se shumica e personave janë në moshtë të re, rreth 20-30 vjeç. Mes viktimave janë 12 fëmijë. Mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, raportojnë se viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Bojko Rashkov tha se nga autobusi është shkatërruar barriera mbrojtëse në autostradë dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me barrierën mbrojtëse