Mëngjesin e sotëm 45 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 , nga të cilët dy shoferët ishin me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerët me kombësi shqiptare” tha ai.
Aksidenti tragjik në Bullgari, la pas 45 persona të vdekur, mes tyre 12 fëmijë. Mësohet se shumica prej tyre ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Mirëpo sipas shefit të policisë bullgare Stanev pasagjerët ishin shqiptarë ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas.