Berisha i shpalli të atin “Kryetar Nderi”, Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë ndaj Berishës: Mënyra si po e trajton Azemin…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari beson se babai i saj Azem Hajdati, ish-udhëheqësi i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe “Hero i Demokracisë” nuk meriton të marrë tituj pasi ishte njeri i popullit. Në studion e emisionit “Realpolitix”, ish-deputetja demokrate nuk e mirëpriti shpalljen e të atit “Kryetar Nderi” të PD-së nga Seli Berisha në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit.

Më tej, ajo shtoi se mënyra si po vlerësohet figura e të atit nuk duhet të përdoret në konfliktin politik mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha.

Babai im nuk ka pasur nevojë për tituj, ishte njeri i popullit, mënyra se si trajtohet tani, nuk i vlen figurës së Azem Hajdarit, është e qartë për demokratët, që ishte një figurë shumë e fortë, nuk i shërbejnë figurës së lartë të tij, një mënyrë që nuk duhet të ishte futur në mes, Berisha mund të jetë arsye të veta, por nuk e mendoj të vlefshme, si vajza e tij, në çdo përvjetor apo 8 dhjetor ka pasur ngjarje të tilla ku janë festuar pranë bustit, por nga ana tjetër mendoj që ky është një moment i PD dhe ka plot figura brenda partisë që mund t’i shërbejnë”, tha Rudina Hajdari.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Pas sherrit me gratë e PD-së, Evi Kokalari kapet edhe me gazetarët: Jeta ime vlen më shumë se ju. Ja të rrëzohesha unë…

Read Next

VIDEO/Gazetari shqiptar në Londër Arben Manaj: Ambasadorët në Shqipëri si mbretër, në vendet e tyre s’i njeh njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular