Search
Close this search box.

Gazetarja: Në 5 muaj policia asnjë shifër për kanabisin e asgjësuar


Gazetarja Fatjona Mejdini tha në “Publikisht” në RTSH se në 5 muajt e fundit policia nuk ka bërë publike asnjë të dhënë në lidhje me operacionet për asgjësimin e kanabisit.

Ajo deklaroi se në vend mungojnë edhe informacionet zyrtare në lidhje me të dhënat e kanalizuara sipas rastit të veprës penale.

“Për 5 muajt e fundit nuk ka të dhëna për kanabisin e asgjësuar. Mungojnë të dhënat e kanalizuara sipas grupimeve të caktuara. Nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me vrasje pasioni, aksidentale apo krim i organizuar. Policia duhet të jetë më transparente sepse kemi vështirësi për të marrë të dhëna. Këto janë gjëra që ne i hasim në punën tone”.
Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie tashmë për ekspert për sigurinë. Ai theksoi se policia duhet të shpërndajë informacione në rastet kur bëhen parandalimet e ngjarjeve kriminale.
“Ne si publik nuk e dimë shifrën për parandalimin. Publiku duhet ta dijë se kur bëhen parandalime edhe për një vjedhje apo vrasje”, tha ai.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Erdogan shfaq sërish probleme shëndetësore, gati sa nuk bie përtokë

Read Next

(VIDEO) SPAK rihapi ‘Gërdecin’/Fatmir Mediu: Kanë përdorur dhimbjen e familjarëve të tragjedisë për të më goditur mua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular