Gazetarja që zbardhi Ndraghetën shpërthen ndaj mediave të pushtetit: Shkofshi në djall

Gazetarja shqiptaro-italiane, Alba Kepi, e para që ka raportuar disa prej skandaleve më të rënda të lidhjeve të qeverisë së kryeministrit Rama me mafian italiane, ka shpërthyer ndaj mënyrës sesi media në në Shqipëri e ka mbuluar ngjarjen e fundit.

Alba Kepi: Lexoj “bullshit e sajesa” të kolegëve gazetarë që nuk e kanë idenë se ç’është mafia! E PYES: Si kanë kurajë të flasin për diçka që nuk dinë e s’kanë lexuar. Kaq i fortë është deliri i madhështisë apo është “pakti me djallin” që i shtyn të flasin e të shkruajnë KUTURU. E fatkeqësisht janë ata më të “dekoruarit” e më të ekspozuarit televizisht. Profesionalizmi e besueshmëria fitohet me paanësi e tregohet me atë çka sjellë mbi tavolinën e punës e jo me hamendësimet e miqve shqiptare… Unë jam person e gazetare e lirë, e ju ftoj të ndiqni materialet investigative të Ora News, e cila ishte media e parë që përcolli skandalin me prova të dokumentuara që në orën 7.00 të mëngjesit të ekzekutimit të operacionit. E deri më sot me gjithë punën kolosale që po bëj prej ditësh, nuk jam intervistuar në asnjë edicion qendror lajmesh, dhe pse shoh se me punën time ndizen reflektorë të atyre që punën e investigimin duhet ta nisnin në Shqipëri, që atë mëngjes kur raportova rëndësinë e këtij operacioni, e jo të “kuturizonin” investigimet e antimafias. Po ashtu siç dokumentova skandalin ‘Tahiri’, që e bllokuan duke e lënë në standby për disa ditë radhazi, apo skandalin e plehrave të Tiranës me mafien e Veronës, që e bllokuan sapo nxora shumë dosje të tjera lidhur me to, apo skandalin e gomoneve që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, raportet ekskluzive e intervista ekskluzive me njerëzit më të mirë të drejtësisë evropiane. Të “dekoruarit” i ftoj të punojnë e të rrëfejnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me miqtë e mafiozëve e medaljet t’i fitojnë pa miqtë “shqiptarë”, “kushërinjtë”, “vëllezërit”, “motrat”. NATEN të nderuar! Nuk kam më besim në asgjë! Me sinqeritetin e dashurisë së profesionit e pa delirin e madhështisë, POR veç të respektit e seriozitetit për njerëzit që kam punuar me vite për këtë operacion them: Shkofshi në djall e bashkë me paktin e djallit! Andate a lavorare!!!… aty ku është miniera e lajmeve  që nuk jeni të lirë t’i përcillni sepse jeni të përlyer!

Vinkmag ad

Read Previous

Rrëfimi i Kadaresë: Letërsia në komunizëm, gëzonim me lugë bosh

Read Next

Gjykata Speciale refuzon lirimin e Thaçit, Krasniqit dhe Selimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular