Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, shprehet se opozita e vetme në vend është PD. Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama, kreu i shtetit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha “kanë të njëjtin hall, që ta mbajnë Shqipërinë peng.”
Gazment Bardhi në Tëitter
“Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Meten dhe merr Ramën.”