🔴Gjendet trupi i pajetë i minatorit/Muharrem Plaku dergjej prej 5 ditësh në nëntokën e Bulqizës

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet mbrëmjen e sotme në galerinë ku ishte i bllokuar prej 5 ditësh, në Bulqizë.

60-vjeçari do të nxirret nga minierat në Zonën e Parë të nëntokës për t’u dërguar drejt morgut të qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.

U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.

Kjo tragjedi tregon sërish rrezikun për jetën që punëtorët e minierave marrin përsipër sa herë hyjnë në galeri, në vendin e tyre të punës, me të cilën mbajnë familjet.

Vinkmag ad

Read Previous

Alarmi i OKB-së në një konferencë të pritshme

Read Next

Flamur Noka: Na fute thikën pas shpine, Basha: Ato që di SHBA për mua dhe Berishën s’do t’i merrni vesh kurrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular