Grida Duma nxjerr videon: Po të ma kërkonin amerikanët unë e bëja direkt

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr një paralele mes asaj që i ka ndodhur ish-kryeministrit Berisha duke u shpallur nongrata nga SHBA dhe për rrjedhojë i përjashtuar nga Partia Demokratike dhe rastit të saj hipotetik nëse ambasada amerikane do ia kërkonte të largohej nga selia blu. Duke folur për krahasimin e këtij rasti, Duma tha që nëse do ia kërkonte SHBA largimin nga Partia Demokratike ajo do të ikte menjëherë për të mos përçarë këtë forcë politike dhe demokratët.  

Postimi i plotë: Të nderuar miq, Po ndaj me ju pjesë e bisedës në Zonë e Lirë, që përbën thelbin e çështjes sot për Partinë Demokratike. Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak përgjegjësi e tyre. Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar. Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Seicili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që: “Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondine parë. Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër! Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishës është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë. Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente!

Vinkmag ad

Read Previous

A është kjo letra, që i jep goditjen fatale Foltores së Berishës në SHBA?

Read Next

VIDEO/Atentat në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular