Halit Valteri dorëzon prova të reja në SPAK: Janë kontrata 1.2 milionë dollarë të Ilir Metës, së shpejti arrestohet

Ish-deputeti Halit Valteri është shfaqur përsëri këtë të premte në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK, ku tha se ka dorëzuar prova të reja kundër ish-LSI, Ilir Metës dhe familjes së tij, për një lobim me vlerë 1.2 milionë dollarë në SHBA.

“Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës “Lëvizja Socialiste për Integrim”, ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”.

Janë në total të gjitha pagesat e lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA. Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë, kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje.

Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka çfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Nuk jam i autorizuar të them se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar”, u shpreh ai.

Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të kërkojnë informacion në Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Provat lidhen me kompaninë Dorelita Limited, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis.

Ky i fundit, sipas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valter është lidhja e Vangjel Tavos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.