“Harrojeni dorëheqjen”/ Nënkryetari i PD në Lezhë del në mbrojtje të Lulzim Bashës: Deputetët të mos shkojnë me Versace, por për të punuar! Sali Berisha është ai që humbi 1 milionë vota në…

Jepi Share

Nënkryetari i PD në Lezhë, Fran Frrokaj është shprehur se janë të vendosur në qëndrimin e tyre për Partinë Demokratike.

Ai ka theksuar se Partia Demokratike është sulmuar vazhdimisht, ndërsa është harruar se non-grata është shpallur ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndër të tjera shtoi se dorëheqja është vendimi i fundit që duhet menduar.

“Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me versaçe, por të shkojnë për të punuar, duhet të kthjellohemi e të gjykojmë. Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi i fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar: “Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër. Kishte krejt shtetin, por humbi me 1 milion vota kundër”, është shprehur Frrokaj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gjigandi i teknologjisë pro luftës së Rusisë në Ukrainë, nis shitjen e veshjeve dhe produkteve me simbolin ‘Z’ të ushtrisë ruse

Read Next

Zyrtari rus bën deklaratën e fortë për Zelenskyn: “Kukull” e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular