Search
Close this search box.

Hasan Ferracaku rrëfen masakrën e Velipojës: Shkuam për t’u sqaruar por situata doli nga kontrolli, na qëlluan të parët, vëllai im reagoi duke…

54-vjeçari, Hasan Verracaku (Ferracaku) i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë zjarri me familjen Gocaj në Velipojë ka rrëfyer edhe se si ndodhi tragjedia.

 “Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet ndërkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve”.

Siç tregon ai, ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, ka thënë ai për policinë.

Vinkmag ad

Read Previous

Sulm i përgjakshëm/Shënohen 9 viktima mes tyre katër policë

Read Next

Masakra e Velipojës/Bledi Çuçi: Ku e dimë ne se kush mban armë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular