Masakra e Velipojës/Bledi Çuçi: Ku e dimë ne se kush mban armë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një konferencë ka folur për ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin.

Ai u shpreh se në polici do të ketë ndryshime dhe ndryshime emrash.

Çuçi u pyet në lidhje nëse ka një databaze për armët pa leje që kanë qytetetarët, teksa ministri u shpreh se kjo është e pamunduar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e tjera.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm mohoi planin për ngritjen e një strukture paralele që të ruajë rendin.

“Në lidhje me databazën e armëve që qarkullojnë pa leje, do të ishte utopi të besonim që jo shteti shqiptar që trashëgon një histori të errët të shpërndarëve të armëve pa asnjë kriter në pothuajse cdo shtëpi, por cdo shtet nuk mund të ketë një databazë të armëve që nuk janë me leje. Ajo që bëjmë, është të mundohemi të parandalojmë përdorimin e këtyre armëve. Rastet që na vijnë nga prokuroria pengojnë punën e policisë në këtë drejtim.

3 rastet e fundit vetëm që qershor ku 3 personazhe janë kapur në flagrancë me fishekë në fole gati për qitje. A donin shqiptarët më shumë se kurrë, sot dhe sic kanë reaguar nga një ngjarje, a do donin shqiptarët që të ishin në burg këta persona, kështu që prandaj bëjmë thirrje që ligji të zbatohet Ata u kapën dhe u vends që madën ta kalonë në shtëpi. ” tha Çuçi ndër të tjera.

“Lidhur me shtimin e xhandamërisë, këto janë diskutime, nuk ka një projekt konkret sepse nuk shihet një arsye e fortë ekstra, kur edhe vënde që e kanë këtë strukturë po e shkrijnë së bashku me policinë.Ne do të kontrollojmë me teknologjinë më të avancuar kontrollin e territorit,” tha ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Hasan Ferracaku rrëfen masakrën e Velipojës: Shkuam për t’u sqaruar por situata doli nga kontrolli, na qëlluan të parët, vëllai im reagoi duke…

Read Next

Vjen sot në Tiranë njeriu i Antony Blinken që shpalli Berishën ‘non-grata’, ja kë pritet të takojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular