Heqja e flamujve shqiptarë në Beograd/Berisha: Ky është ‘Ballkani i Hapur’ i George Soros

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar ndaj heqjes së flamurit shqiptar pranë ambasadës tonë në Beograd në prag të vizitës së kryeministrit Rama në Serbi.

Nga pamjet shihet një grup fëmijësh, në dukje të mitur, pranë një shtylle.

Njëri ngjitet sipër dhe heq flamurin. Më tej një adoleshent, më i madh në moshë se fëmijët e grupit të parë ngjitet në një shtyllë pranë një ure, e heq flamurin dhe e hedh në tokë.

Më pas zbret, e merr nga toka dhe i bashkohet shokut që tashmë i ka drejtuar telefonin me një dorë dhe me tjetrën i vë flakën me çakmak flamurit.

“Ky është Balkani i Hapur i George Soros. Untranacionalistë serbë ulin flamurin tonë kombëtar para Ambasadës tonë në Beograd për nder të vizitës së argatit të Vuçiç, Edvin Kristaq Rama në Beograd” shkruan Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

Rama në samitin e klimës: Shqipëria nuk ndot! Na duhen para, por jo borxh

Read Next

Bujar Kapexhiu: Punë e madhe se e shpalli Amerika “non grata” Berishën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular