Në fjalën që mbajti në Samitin e Klimës që po mbahet në Skoci, Edi Rama është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.
Rama theksoi se Shqipëria është një vend jo ndotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.
“Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim.
Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jo ndotës. Po, po, një vend jo ndotës”, u shpreh Rama.
“Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme. Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës.
Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur. Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç.
Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar”.