Hisen Berisha: Më 17 Dhjetor, takimi i siamezve Bislimi-Petkoviç e Lajçak për të uruar festat e fundvitit

Nga Hisen Berisha-Deputet i PDK-së: Takimi i planifikuar për 17 dhjetor mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë është një moment i rëndësishëm, por sfidues, në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Ky takim është një tendencë e deshtakut Lajçak, për të mbajtur dialogun të hapur pasi e ka devijuar tërësisht nga legjitimiteti kushtetues dhe për të shmangur gjoja një bllokadë të plotë, por pritjet duhet të jenë të moderuara.

Takim po planifikohet në një kohë kur tensionet politike dhe mungesa e besimit reciprok vazhdojnë të dominojnë marrëdhëniet.
Pyetjet kryesore që lidhen me këtë takim janë nëse do të ketë përparim real në dialog, që është jashtë realitetit dhe nëse do të mund të adresohen çështjet thelbësore që kanë mbetur pezull dhe e kanë bllokuar procesin?

Në këtë fazë, dialogu Kosovë-Serbi është më shumë një arenë për presion ndërkombëtar sesa një proces me vullnet të qartë politik nga palët. Ky presion do të intensifikohet më shumë për dy arsye: pranimi dhe futja e Kosovës në detyrime ndërkombëtare me marrëveshjet e vitit 2023, dhe të përmbush zotimet e agjendes antishtet ndaj Kosovës, si detyrim nga sponsorët e tij politik kundër shtetësisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po luajnë një rol vendimtar në mbajtjen gjallë të procesit, por mungesa e rezultateve konkrete ka ulur besueshmërinë e dialogut në sytë e qytetarëve.

Takimi mund të shihet si një mundësi për të rifreskuar angazhimin dhe për të identifikuar pika ku mund të ketë progres. Ajo çka pritet është të shtojnë presionin mbi të dyja palët për të arritur marrëveshje në fusha specifike, siç janë asociacioni i komunave me shumicë serbe por edhe me tej mbetet një sfidë për shkak të pozicioneve të ngurtësuara të palëve.

Tema më e diskutueshme për palën serbe pritet të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë derbe, me çka Serbia synon një strukturë përmes të cilës do të ruajë ndikimin e saj mbi serbët në Kosovë dhe vetë Kosovën.
Kurse për Kosovën, sfida është ruajtja e sovranitetit politik e territorial dhe funksionalitetit të shtetit.

Temat humanitare, si çështja e të pagjeturve, mund të jenë pika që përmbushin diskursin politik elektoral dhe ku mund të përsëritet një dakordësi retorike, edhe pse zgjidhja e këtyre çështjeve mbetet larg.

Në çështjën e njohjes së ndërsjellë pak gjasa ka që të arrihet progres, për shkak të rezistencës së Serbisë dhe marrëveshjes 2023, me të cilën Serbia lirohet nga detyrimi i njohjes dhe ndryshimi i kushtetutes për 10 vite, sipas Aneksit 35 të BE, ndërkohë që mbetet vetëm detyrimi për normalizim të raporteve me zbatimin e 39 marrëveshjeve të ratifikuara në kuvend, shto kësaj edhe marrëveshjet për pasaporta paralele, dinarin, etj.
Kurse nga ana e ndërkombëtarëve mungon një plan konkret për të shtyrë këtë agjendë përpara.

Pozicionet e qeverisë së Kosovës dhe opozitës, si dhe ndikimi i Serbisë në veri të Kosovës, do të ndikojnë në narrativën dhe pritjet pas takimit. Çdo kompromis mund të përballet me kritika të ashpra nga të dyja palët. Prandaj me Lajçakin si ndërmjetës me siguri se ky takim kurtoazie është sa për t’ia uruar njëri-tjetrit frstat e fundvitit, Bislimi e Petkoviç.

Çdo progres real do të varet nga gatishmëria e të dyja palëve për të pranuar kompromiset e nevojshme dhe nga fuqia e ndërmjetësve ndërkombëtarë që vije nga qëllimi legjitim për të imponuar një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme. Nëse takimi nuk arrin rezultate konkrete, do të përforcohet perceptimi se dialogu është më shumë një formalitet sesa një proces që ofron zgjidhje reale dhe përfundimtare.
[18:58, 12/18/2024] Hisen Berisha Deputet PDK Kosove: Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi qartë se ky është një ndër kushtet kryesore për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Por kjo sjellje hipokrite ngre një pyetje thelbësore: Çfarë po ndodh me të drejtat dhe liritë e komunitetit shqiptar çam në Çamëri?

Që nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga shteti grek ndaj popullsisë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët çamë u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre historike. Nga viti 1945 deri në vitin 1951, për çamët e shpërngulur u kujdes Mbretëria e Bashkuar, duke u mundësuar mbijetesën në kushte të vështira. Pas vitit 1951, me ndikimin e Partisë Komuniste Greke, si parti homologe e Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH), e cila ishte pjesë e Internacionales Socialiste, çamëve të dëbuar u dha shtetësia shqiptare. Ky akt, megjithëse me synime humanitare, çoi në humbjen e çdo të drejte të çamëve në trojet, pronat, varret dhe trashëgiminë e tyre historike në Çamëri.

Kjo është një padrejtësi historike që bie ndesh me detyrimin kushtetues të Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë, siç përcaktohet në Nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë. Megjithatë, kjo çështje është lënë në harresë, ndërsa sot Greqia jo vetëm që nuk pranon të diskutojë çështjen çame, por kushtëzon dhe pengon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Pavarësisht shpalljes së pavarësisë së Çamërisë më 30 tetor 2016 në Hagë, në përputhje me Konventën e Gjenevës dhe ligjet ndërkombëtare për vetëvendosje, nga Çamët e mbledhur në një Kuvend të Çamëve nga tërë Bota, dhe Deklaratës së Pavarësisë që miratuan, as Greqia dhe as Shqipëria nuk kanë marrë hapa të qarta për të adresuar këtë çështje të hapur. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, që pretendon të jetë një bastion i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, hesht ndaj shkeljeve flagrante të të drejtave të çamëve nga një shtet anëtar i saj, siç është Greqia.

Pyetja që shtrohet është: Si mund të pranohet një standard i dyfishtë në politikën evropiane? A mund të flitet për seriozitet dhe koherencë nga BE-ja kur një shtet anëtar diskriminon çamët dhe refuzon të njohë të drejtat e tyre njerëzore, historike, pronësore dhe politike?

Qeveria shqiptare ka detyrimin moral, ligjor dhe kushtetues që të ngrejë çështjen çame si një kusht në çdo dialog dypalësh dhe në forume ndërkombëtare. Përballë hipokrizisë greke dhe indiferencës evropiane, çështja çame mbetet një provë e madhe për shtetin shqiptar dhe për vetë Bashkimin Evropian, që duhet të dëshmojë nëse mbetet e përkushtuar ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, apo nëse do të tolerojë përjetësisht sjellje diskriminuese ndaj një komuniteti të zhdukur me dhunë nga trojet e tij stërgjyshore.

Koha është që qeveria shqiptare të marrë një qëndrim të qartë dhe të mos heshtë përballë padrejtësisë historike. Ashtu si Greqia kushtëzon Shqipërinë, edhe Shqipëria duhet të kushtëzojë çështjen e minoritetit grek me njohjen dhe garantimin e të drejtave të çamëve, duke e vendosur këtë temë në tavolinën ndërkombëtare si një çështje të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Vinkmag ad

Read Previous

Skandali/ Berisha: Reagim për fyerjen dhe njollosjen e emblemës së UÇK-së në ambientet qeveritare

Read Next

A do jetë Meloni ura lidhëse mes Evropës dhe Trump?  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular