Skandali/ Berisha: Reagim për fyerjen dhe njollosjen e emblemës së UÇK-së në ambientet qeveritare

Reagim nga deputeti i PDK-së së Kosovës për fyerjen dhe njollosjen e emblemës së UÇK-së në ambientet qeveritare.

Veprimi i turpshëm i vendosjes së emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ambientet e WC-së brenda një institucioni shtetëror, të udhëhequr nga qeveria e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është një akt i papranueshëm dhe fyes ndaj historisë sonë kombëtare, sakrificave dhe vlerave më të larta që përfaqëson UÇK-ja.


Ky akt nuk është vetëm një fyerje ndaj të rënëve, por edhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj identitetit dhe krenarisë kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës.

UÇK-ja ishte dhe mbetet simboli i qëndresës kombëtare, guximit dhe vendosmërisë për liri dhe dinjitet kombëtar.
Në saje të luftës së saj heroike dhe sakrificave sublime të dëshmorëve, Kosova sot është një shtet i lirë dhe i pavarur. Fyerja e emblemës së saj përbën një përpjekje për të njollosur historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare dhe për të zbehur rëndësinë e saj në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Institucionet që sot udhëhiqen nga kjo qeveri po dëshmojnë një neglizhencë të paprecedentë ndaj vlerave kombëtare.
Ky akt fyese nuk është një rast i izoluar, por një vazhdimësi e sjelljes përçarëse dhe përpjekjeve për të margjinalizuar kontribuuesit e vërtetë të lirisë.

Kërkojmë me urgjencë:

  1. Hapjen e një hetimi të menjëhershëm për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit për këtë akt të turpshëm.
  2. Miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës, që të garantojë mbrojtjen ligjore të simboleve dhe vlerave të UÇK-së.
  3. Kthimin e dinjitetit në institucionet tona dhe një qëndrim të qartë të qeverisë për respektimin e vlerave kombëtare.

UÇK-ja nuk është vetëm një emblemë, por një testament i guximit dhe sakrificës së popullit shqiptar.
Kushdo që guxon ta njollosë këtë simbol, sulmon drejtpërdrejt vetë themelin e lirisë dhe pavarësisë sonë.
Turpi le t’i mbulojë ata që nuk respektojnë të kaluarën dhe sakrificat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Vinkmag ad

Read Previous

Ballkani midis tensioneve dhe aspiratave – politika amerikane dhe perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi

Read Next

Hisen Berisha: Më 17 Dhjetor, takimi i siamezve Bislimi-Petkoviç e Lajçak për të uruar festat e fundvitit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular