Hoxha: Pronarin e një kompanie të madhe betoni e transferuan nga Spanja drejt e në burg, nuk donin të merrej vesh! Lala: Ka marrë tendera nga Bashkia e Tiranës, miliona euro

Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se pronari i një prej kompanive më të mëdha të betonit, është sjellë nga Spanja në Tiranë për të vuajtur dënimin, por autoritetet nuk e kanë bërë me dije këtë për publikun. Bëhet fjalë për Pashk Rrapin. 

Hoxha tha se autoritetet nuk donin të nxirrnin këtë informacion. 

Ndërsa Klodiana Lala, shtoi se kompanitë e këtij personi kanë marrë tendera miliona euro nga Bashkia e Tiranës për rindërtimin. 

Artan Hoxha: Pyeta për një person a është ekstraduar? Më thanë mos fol se është në ajër, sa ta sjellim. Deri sot, kanë bërë deklarime se janë ekstraduar disa njerëz, por për këtë nuk është thënë. Prita a do të dilte në media. Pyeta prap sot, a doli ky? Ka ardhur me linjën e Barcelonës. Më thonë e ke në burgun e Reçit. Personi është Pashk Rrapi, aksioneri i një nga kompanive më të mëdha të betonit.
Nga Spanja nuk është ekstraduar por transferuar. Ne e kemi pranuar tranferimin. Që të mos e marrin vesh njerëzit, ka vajtur direkt në Reç. Ka ardhur me linjën e Barcelonës. Është nga kompanitë më të mëdha të betonit.
Pra dalim te kjo, si pastrohen paratë? Hekur, beton, çimento… Fakti që nuk dilte si lajm… Doja ta shikoja se çfarë përfaqësonte.

Klodiana Lala: Ka fituar tendera në miliona euro për rindërtimin. Si mund të reagojnë kur Bashkia e Tiranës i ka dhënë tendera për rindërtimit. E kishin pronarin të arrestuar për drogëra të forta dhe merrnin tendera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.