Search
Close this search box.

I arratisur jashtë vendit/SPAK: Policia të arrestojë Adriatik Llallën

Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar policisë shqiptare që të arrestojë Adriatik Llallën pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij me dy vite burg. Ndërkohë Adriatik Llalla është parë sot në stacionin e Romës duke pritur trenin ndërsa avokati i tij ngriti alibinë se po kurohej në spital nga një sëmundje e pashërueshme.

Mbi përfundimin e gjykimit ndaj të pandehurit Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.24, datë 22.09.2021 vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.40, datë 20.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40, datë 20.05.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të pandehurit Adriatik Llalla për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, 3 (tre) herë, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Adriatik Llalla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ku përfshihen:

Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

Konfiskohen dhe kalohen në favor të shtetit.

Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij.

Vinkmag ad

Read Previous

I dënuar me dy vite burg/Avokati tha se po kurohej në spital, por ja ku është Adriatik Llalla, si ‘kokrra e mollës’

Read Next

Institucioni në dorë të Martin Lekës/ Loja politike lë pa Drejtor të Përgjithshëm RTSH-në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular