I gjetën drogë në makinë/Arrestohet djali i Azem Hajdarit, lëvizte me mjetin luksoz nëpër Elbasan

Policia ka shoqëruar në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë.

Azem Hajdari (i riu), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.

Policia ka shoqëruar gjithashtu edhe një shokun e tij.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Skandal/‘Hajde dalim andej nga ferrat…’, policët akuzohen se ngacmojnë gratë në Berat: ‘Të hanë k***n ata ty moj, mos qaj më…’

Read Next

SPAK në bashkinë e Tiranës/Hetohen miliardat që Veliaj u dha artistëve dhe njerëzve publikë gjatë pandemisë (nuk zhgënjen Eli Fara)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular