Një skandal i vërtetë ka ndodhur në fshatin Lumas të Beratit.
Banorët e kësaj zone janë përballur me punonjësit e policisë të po kësaj të zone për shkak të një konflikti për burimet e ujit por edhe se akuzohen nga banorët se ngacmojnë seksualisht gratë e këtij fshati.
Gratë e fshatit kanë hedhur akuza të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, duke pretenduar se e kanë ngacmuar seksualisht.
Zonjat e kësaj zone kanë lëshuar akuza se një prej efektivëve i ka thënë njërës prej tyre: Hajde shkojmë nga ferrat! Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një prej zonjave po qan me të madhe, kërkojnë drejtësi për atë që u ka ndodhur, transmeton Fax News.https://www.youtube.com/embed/27LDqnUTy7U“Na janë bërë policat s’i shohim dot me sy. Hajde moj mos qaj. Ti nuk je vetëm. Mo qaj. Ik moj! Ai ta ketë për turp. Vjen për ruajtur rendin, dhunon një grua. Ai ta ketë për turp, ne ty të kemi vajzën më të mirë. Mo qaj moj!,”-dëgjohet në video. Ndërkohë që nga policia e Beratit nuk ka asnjë reagim për përplasjen me banorët.
