I riu i grabit me dhunë 28-vjeçaren mes Tiranës, bën veprimin e rëndë ndaj qytetarit që tentoi ta ndalojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë ditës së sotme. Mësohet se një 30-vjeçar i ka grabitur me dhunë çantën e dorës një 28-vjeçareje, ndërsa më pas ka plagosur edhe një person.

Policia njofton se 30-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës një 54-vjeçar, që i erdhi në ndihmë të resë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë”, njofton policia.

Vinkmag ad

Read Previous

Avokati i njohur i nxjerr videon Lulzim Bashës: Shikoni takimin me biznesmenin e fuqishëm, që i dha 500 mijë dollarë

Read Next

Plani i SHBA-së në luftën ndaj korrupsionit/Ja ku do të godasë Amerika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular