Search
Close this search box.

Ia faturoi 21 janarin Sali Berishës/ Shkullaku paralajmëron Lulzim Bashën: Kujdes, ose s’po kallëzon krimin ose po…

Analisti Armand Shkullaku, ka folur për deklaratat e Lulzim Bashës gjatë konferencës për mediat, ku vrasjen e katër qytetarëve në bulevard në 21 janar, ia faturoi Sali Berishës. about:blank

Shkullaku tha se deklaratat e Bashës janë të rënda dhe të rrezikshme edhe për atë vetë, sepse ka qenë Ministër i Brendshëm dhe në këtë rast, ose është bashkëfajtor, ose nuk po kallëzon krimin, pra në të dyja rastet mund të jetë i implikuar penalisht nga deklaratat që bën. 

“Kjo e 21 janarit ka dy elemente. E para nuk është mirë për Bashën që të tregojë në këtë moment, inkoherencë me votuesit. Deri dje, Basha ka deklaruar që 21 janari ka ndodhur për shkak të Ramës, ai e provokoi dhe e prodhoi 21 janarin. Përmendi edhe 97’ dhe teserën e Berishës.  Prapë është inkoherencë, nuk besoj se Basha nuk e ka ndjekur. Kur Berisha ftoi Bashën në PD, aty ishin edhe 97 dhe të gjitha. Ne këto Basha shet bindjet dhe ekzistencën e tij politike. Kur ne thonim përgjegjësia e Bashës dhe Berishës, Basha ka dalë dhe ka thënë jo. Në 2005 debatonte në studio dhe thoshte 97 nuk e ka bërë Berisha por rebelimi komunist. 21 janari, është çështje për SPAK. Ka qenë çështje ku ka patur shumë dilema. Por nëse ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë, e di ngjarjen, ose është bashkëfajtor ose nuk kallëzon krimin. Pra duhet të bëjë kujdes, që deklaratat politike janë një gjë dhe ato juridike një gjë tjetër. Në aspektin tjetër, kjo është shumë qesharake. Të ngrihet Basha të thotë këto i ka bërë Saliu. Saliu ka bërë edhe një gjë tjetër në 2013, bëri Bashën kryetar të PD dhe këtu fillon. Po të isha si zoti Basha, do thosha gabimi më i madh i Berishës është që më caktoi mua sot!”, tha ai për MCN Tv.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Ferdinand Xhaferraj: Sali Berisha ka një mundësi të fundit për të rihyrë në PD

Read Next

Artur Zheji parashikon një fund të frikshëm për PD-në: Uroj të mos dalë, por kam frikë se do të vërtetohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular