Search
Close this search box.

Imami kërkon të mos transmetohen “Big Brother” dhe “Përputhen”: Tronditëse, po degjenerojnë rininë

 Imami nga Deçani, Naser Tolaj i quan degjeneruese dhe shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri. Tolaj teksa ka ndarë një lajm që flitet për një sherr fizik mes dy konkurenteve në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë, ka bërë thirrje që këto show të mos transmetohen.

Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet e Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Tolaj ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve.

“Krim nuk eshte vetem qe te vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh (degjenerosh) rinine. Mos te harrojme se roli i medias informuese eshte edhe roli i edukimit te shoqërisë. Tani se cfare informimi dhe cfare edukimi po i sherbehet shoqerise tone neper media Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone”, ka shkruar Tolaj.

Vinkmag ad

Read Previous

Pse një mollë në ditë ngadalëson plakjen dhe të zgjat jetën

Read Next

Vrau 6-vjeçarin, njerka e të miturit helmohet me kripë nga shoqet e qelisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular