Njerka vrasëse Emma Tustin është helmuar me kripë në burg si hakmarrje për vrasjen e Arthur Labinjo-Hughes, 6 vjeç.
Një ish-shoqe qelie e Tustinit pohoi se të burgosurit i lanin ushqimet e saj me kripë pasi zbuluan abuzimin e tmerrshëm që ajo i shkaktoi Arthurit.
“Disa nga gjërat që bëmë ishin mizore, por ajo që i bëri Arhurit ishte më mizore, kështu që e meritonte”, tha ish-shoqja e qelisë e Tustin, Elaine Pritchard .
Sipas asaj që kanë raportuar mediat, mjekët i kanë gjetur 6-vjeçarit nivele të larta kripe, aq sa kripa i kishte shkatërruar të gjithë organet e trupit.
Tustin, 32-vjeçe, u dënua me burgim të përjetshëm në Coventry Crown Court me një dënim minimal prej 29 vjetësh, pasi u shpall fajtore për vrasjen e gjashtë vjeçarit, ndërsa babai i tij, Thomas Hughes, 29-vjeç u dënua me 21 vjet.