Ishte në ditën e parë të punës/Ky është 20 vjeçari jetim që mbeti viktimë e përplasjes së pronarëve për plazhin

Ky është Myzerim Zeneli, djaloshi 20 vjeçar i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Velipojë.

Përplasja me armë mes pronarëve për sipërfaqen e rërës që shfrytëzohet për shezlone la të vdekur 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën. Midis viktimave ishte edhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli. Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por edhe e fundit e jetës së tij.

Djali jetim jetonte me të ëmën dhe të vëllanë në lagjen Bahçallëk. Të atin e kishte humbur kohë më parë pasi ishte mbytur në lumin Drin.

Sipas asaj që ka raportuar policia, 30 minuta pas mesnatës së të shtunës vëllezërit Ferracaku kanë shkuar në oborrin e hotelit Gocaj për të sqaruar konfliktin që kishin midis tyre. Sapo ka dëgjuar të shtënat 20 vjeçari Zeneli ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave.

Ndërkaq, Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe nipi i tij, 17 vjeçari Elmilin Dyli, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, janë arrestuar.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim tre vëllezërit, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje.  Tre vëllezërit janë djemtë e Hasan Ferracakut, i cili tashmë është arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Ndaj tyre rëndon akuza “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Vinkmag ad

Read Previous

Aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit hanë kokën e njëri tjetrit!

Read Next

‘Lufta’ për plazhet/ Pas tragjedisë së Velipojës përplasja vijon në jug, digjen çadrat dhe shezlongët e një biznesi në Drimadhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular