‘Lufta’ për plazhet/ Pas tragjedisë së Velipojës përplasja vijon në jug, digjen çadrat dhe shezlongët e një biznesi në Drimadhe

Përplasjet për dominimin e vijës bregdetare janë zhvendosur nga Velipoja në jug.

Pas tragjedisë së Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe 2 të plagosur për shezlongët, përplasjet vijojnë në Drimadhe.

Sipas raportimeve të fundit, rreth orës 01:30 në Drimadhe i është vënë flaka 60 shezlongeve.

Mësohet se shezlonget që janë djegur janë në pronësi të shtetasit Bilbil Domi, 55 vjeç, i cili sapo kishte marrë lejen për të shfrytëzuar zonën e plazhit.

Ndërkaq, dyshohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë konkurrenca, midis bizneseve që janë pranë.  

Vinkmag ad

Read Previous

Ishte në ditën e parë të punës/Ky është 20 vjeçari jetim që mbeti viktimë e përplasjes së pronarëve për plazhin

Read Next

“Kërcet” arma në Drimadhes/Një 28 vjeçar përleshet me dy persona të tjerë dhe qëllon në ajër, shpallet në kërkim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular