Ja çfarë e pret vendin në ditët në vazhdim

Shqipëria pritet të ‘pushtohet’ nga moti i keq.

Përkeqësimi i motit mund të vijë për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore, moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash e reshje shiu.

Gjithashtu bëhet e ditur se era do të fryjë e fortë dhe do të shoqërohet edhe me dallgëzim të lartë në det të forcës 4 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit. Ndërkaq drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta moti përgjatë të gjithë bregdetit do të jetë i përkeqësuar.

Sipas drejtorisë, zonat bregdetare do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3 m dhe në detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri në 4 m.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.”

Vinkmag ad

Read Previous

Themeluesi i PD-së nxjerr sekretin e Sali Berishës: Ja përse ish-kryeministri e do drejtimin e PD-së

Read Next

Faktet dhe gjurmë/ Ja pse është tmerruar Fatmir Mediu nga hapja e dosjes së Gërdecit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular