Ja si mashtroi me takimet Lulzim Basha/ Demokratët e nxjerrin blof: Edhe unë isha në Lezhë sot, po ishte t’u ra shi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  u shfaq sot live në takimin me strukturat e Partisë Demokratike të qarkut të Lezhës.

Në këtë takim binte në sy fakti që koha ishte me diell ndryshe nga sa rezultoi dita e sotme ku pati edhe reshje shiu.

Kjo nuk i ka shpëtuar as demokratëve të Lezhës, të cilët e kanë akuzuar se dhe për një fakt kaq të thjeshtë ai mashtron. Madje pa ia kërkuar askush.

Teksa ka ndërmarrë këtë tur për të justifikuar humbjen e 25 prillit përballë Ramës dhe vazhduar fushatën për rizgjedhjen kryetar i PD, kanë qenë demokratët e Lezhës ata që janë ndjerë tepër të fyer nga mashtrimet e Lulzim Bashës.

Ata kanë evidentuar faktin se takimi është zhvilluar dje, në kohë me diell dhe është hedhur sot si “LIVE”, kur në Lezhë, në atë moment po binte shi dhe njerëzit s’kishin ku të fusnin kokën për t’u mbrojtur.

“Unë në Lezhë isha bos, po thjesht ishte t’u ra shi”, i ka komentuar njëri nga demokratët.

Me sa duket i përballur me zhgënjimin e demokratëve për humbjen e dytë radhazi më 25 prill, ka detyruar Bashën që të zhvillojë takime në “ilegalitet”.

Kështu që kërkesën për dorëheqje ia kanë bërë edhe demokratët e Lezhës, pavarësisht s eky qark ëhstë fitues.

“Dorëheqje”, ka qenë thirrja e një demokrati në rrjetin social të Bashës, aty ku ka reklamuar edhe takimin e Lezhës.

Sipas demokratëve që e ndjekin në profilin e tij, social, Basha është bërë bajat për ta, prandaj i kërkojnë të çohet nga gjumi për të parë realitetin.

“Boll aman se na mërzite, a e sheh sa i merzitshëm je bërë. Çohu nga gjumi dhe shih realitetin o njeri andrrash”, është shprehur një komentues tjetër demokrat. Foto dhe video e tregojne qarte kete!

Leave a Reply

Your email address will not be published.