“Janë investuar fuqishëm”, Mentor Kikia zbulon ‘kurthin’ që Ambasada Amerikane po i përgatit Sali Berishës

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli mbrëmjen e djeshme për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai tha se këto zgjedhje janë një test për të treguar se sa mbështetje kanë Basha dhe Berisha në zgjedhje.

Kikia u shpreh se ambasada e SHBA-së, është e interesuar për ta nxjerrë Sali Berishën nga politika.

“Ambasada amerikane është jashtë çdo lloj kamuflimi për të mbështetur Bashën, me një vendosmëri për të përjashtuar Sali Berishën nga klasa politike.

Amerikanët kanë vendosmëri për ta larguar Berishën dhe kjo është sfida.

Nuk e besoj se nëse Berisha do të fitojë, largqoftë bëhet prap kryeministër, SHBA-të do të prishin marrëdhëniet me Shqipërinë, nuk e besoj këtë. Sepse në Afganistan morën pushtetin talebanët dhe amerikanët u ulën me ta. Nuk mendoj qamet pas kësaj.

Por, tani jemi në kushtet që amerikanët po invsetohen fuqimisht, publikisht, për ta mbajtur larg Berishën”, tha Kikia.

Vinkmag ad

Read Previous

Artan Hoxha nxjerr videon tronditëse të 21 janarit: Dhe thotë Berisha se SHBA s’ka asnjë provë, ja ku e ka në mes të Bulevardit

Read Next

“Ai ka qenë disa herë i martuar dhe gjithmonë i iknin gratë”/ 64-vjeçarja u gjet e vdekur në kanal dhe e zhveshur nga mesi e poshtë, trondisin fqinjët e saj me ato që tregojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular