Mirel Josa debuton me një fitore fantastike në stolin e Kukësit, një fitore me “poker” golash që zhyt korçarët gjithnjë e më shumë në fundin e klasifikimit. Pa mëshirë kundër ish ekipit ku përjetoi momentet më të bukura në karrierë, një sfidë që Kukësi i tij e dominoi që nga mimuta e parë. Verilindorëve i mjaftuan pesë minuta lojë për të kaluar në avantazh me Ibrahimin.Futbollistët e Skënderbeut premtuan reagim të shpejtë por në fushë ishin inekzistent, tre minuta më pas pësuan dhe golin e dytë, Limaj tundi rrjetën në minutën e tetë.
Kukësi nuk hoqi dorë nga loja sulmuese dhe në minutën e 33-të Leiria mbylli llogaritë duke trefishuar rezultatin. Avantazhi i trefishtë i dha qetësinë e duhur Kukësi të menaxhonin si duhet pjesën e dytë