Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Levantes me rezultat 2-1 në kuadër të javës 20-të në La Liga.
Madrilenët e nisën keq takimin pasi në minutën e 9-të, Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gjyqtarit në VAR.
Vetëm pas katër minutash, Real Madridi kaloi në epërsi. Ishte Marco Asensio që shënoi për 1-0. Por në minutën e 32-të u barazuan shifrat. Ishte Jose Morales që shënoi për 1-1.
Edhe pse skuadrat u munduan në pjesën e parë nuk arritën të shënonin.
Levante në pjesën e dytë fitoi penallti në minutën e 63-të. Nga pika e bardhë gjuajti Marti Roger, por Thibaut Courtoi bëri një pritje të bukur, duke ia mohuar golin. Por me një lojtar më pak mbretërit e kishin të vështirë të dominonin këtë takim. Kjo u pa edhe në minutën e 78-të kur Levante mori epërsinë për herë të parë në këtë takim. Protagonist ishte Enis Bardhi që dha një asistim të bukur për Marti Roger i cili në zonë gjuajti bukur dhe shënoi për 2-1.