Policia ka shpallur në kërkim një 28 vjeçar pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë (sportive) pistoletë në ajër, pas një konflikti me dy persona të tjerë në Drimadhes.
Sipas policisë, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit të identifikuar vetëm me inicialet H.F 28 vjeç, sepse është konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë, të identifikuar me inicialet D.D dhe O.T, e më pas ka qëlluar me armë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”, njofton Policia.
![Vinkmag ad](http://demo.xpeedstudio.com/vinkmag/trendy/wp-content/uploads/sites/6/2020/03/banner2.jpg)