VIDEO/Klodiana Lala tregon foton: Ky është momenti kur oficeri i policisë Saimir Hoxha është qëlluar nga Aldi Rama

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Opinion” një foto nga momenti kur oficeri i policisë Saimir Hoxha është qëlluar nga autori i dyshuar Aldi Rama. Lala tha se fotoja është shkëputur nga disa kamera sigurie, të montuara në zonën e cila është një park natyror i mbrojtur.

Në foto shihet makina e bardhë tip Landrover e policisë dhe makina e errët e autorit dhe dy shokëve të tij. I veshur me të kuqe, është efektivi i policisë Saimir Hoxha.

“Po ta shikosh kanë dalë nga Land Roveri janë larguar në drejtim të automjetit…Kjo zonë është e mbrojtur dhe ka kamera sigurie, sepse është park natyror. Dhe kamerat kanë kapur pikërisht këtë moment. Në momentin që ka dalë, kanë thirrur në distancë: Jemi policia dhe në atë moment nga ky pozicion nuk është më shumë se 4-5 metër, momenti kur është qëlluar”, u shpreh gazetarja Lala.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Doreza plastike të mbuluara në gjak dhe njolla në rrugë/ Gazetari publikon pamjet nga vendi ku tentoi vetëvrasjen Aldi Rama

Read Next

VIDEO/Çfarë thuhet në dosjen e Aldi Ramës, i dha hashash dhe dhunoi të dashurën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular