Aldi Rama, i cili vrau me armë zjarri policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qenë një person me të shkuar problematike.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lezhës në vitin 2018, Aldi Rama akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij dhe e ka detyruar të konsumoj hashash.
Konkretisht në këtë vendim thuhet se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij dhe për t’ia kthyer ai kishte lënë një takim në një parking ku i mori të dashurës së tij 50 euro.
Por, pavarësisht se i mori sasinë parave ai nuk i ktheu telefonin, por e qëlloi me shpulla dhe mori me forcë në një taksi së bashku me dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Më pas, Aldi Rama ka ushtruar përsëri dhunë ndaj të dashurës së tij duke e qëlluar me grushte e shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij.
“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”,-thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018.