Search
Close this search box.

Koronavirusi në Shqipëri/ Rriten frikshëm shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 19 viktima dhe 1071 të tjerë janë infektuar, duke rritur dukshëm  shifrat e të prekurve dhe atyre aë kanë humbur jetën.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Njoftimi: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1128 të vaksinuar, 3848 testime, 930 të shëruar, 1071 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit. Sot procesi I vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1071

Të shëruar në 24 orë      930

Të shtruar në spitale      618

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore                3848

Testime totale           432,502

Raste pozitive            97,909

Raste të shëruara      61,605

Raste Aktive               34,668

Humbje jete                1,636

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         21173

Fier             2809

Vlorë           1756

Durrës         1735

Shkodër      1430

Elbasan       1109

Lezhë          1021

Korçë          1022

Berat           967

Gjirokastër 884

Kukës         409

Dibër           353

Vinkmag ad

Read Previous

Ndarja nga jeta e poetit Lefter Çipa/Ismail dhe Helena Kadare: Humbje e një vlere të çmuar kombëtare

Read Next

Vdekja e Rifat Lalos/Reagon mjekja e akuzuar: Ju tregoj si qëndron e vërteta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular