Kreshnik Spahiu: Këto janë arsyet pse Meta është lider hakmarrës

Analisti Kreshnik Spahiu në emisionin Top Talk komentoi vizitën zyrtare të Presidenti i Turqisë, Rexhep  Erdogan pikërisht në ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ai e cilësoi kryeministrin Rama një lider globalist, ndërsa presidentin Ilir Meta një hakmarrës, nisur nga mosfutja e këtij të fundit në agjendën e homologut të tij turk.

“Kemi Ramën si kryeministër globalist dhe presidentin Meta si hakmarrës i cili me një gjest në vajtjen e varrit të Skënderbeut, u hakmor ndaj Erdoganit, i cili nuk preferoi në takim bilateral ta fuste në agjendë. Jo në një mënyrë të rastësishme, ai nuk është presidenti i parë që shmang Metën nga takimi. Duhet ta ndajmë patriotizmin e presidentit tonë me arsyet dhe motivet jo legjitime të cilat nuk janë aspak demokratike dhe acarojnë marrëdhëniet Shqipëri-Turqi”, tha Spahiu.

Vinkmag ad

Read Previous

Presidenti Meta letër Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ / Zbardhet kërkesa

Read Next

Enkelejd Alibeaj zbulon se çfarë ka ndodhur me Lulzim Bashën dhe Alfred Rushajt: Nuk është dramë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular